​Policia realizon plan të gjerë operativ në tri rajone të Kosovës

HomeAktualitet

​Policia realizon plan të gjerë operativ në tri rajone të Kosovës

Policia e Kosovës, duke u referuar në vendimet e institucioneve shtetërore kundër përhapjes së koronavirusit mbrëmë në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren,

The New York Times: Dy vëllezërit nga Kosova, heronjtë e ditës në Manhattan
Tahirsyla tregon se kur do të largohet pluhuri i madh nga Kosovë
Nuk ndalet Albin Kurti, merr 6 vendime të reja

Policia e Kosovës, duke u referuar në vendimet e institucioneve shtetërore kundër përhapjes së koronavirusit mbrëmë në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.

Bazuar në informacionet inteligjente dhe nga burimet e hapura, sipas raportit të Policisë së Kosovës disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në kohë pandemie, kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe personave pjesëmarrës.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar 14 lokacione, prej tyre 6 kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Në Ferizaj, objekt kontrolli kanë qenë 3 lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Në Prizren, objekt kontrolli kanë qenë 4 lokacione, prej tyre 2 kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0