​Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tregon sa milionë euro janë ndarë deri më sot nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike

HomeAktualitet

​Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tregon sa milionë euro janë ndarë deri më sot nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike

Mbi 245 milionë euro janë ndarë deri më tani nga Qeveria e Kosovës për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë COVID-19.
Kështu ka thënë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere.
“Nga 365 milionë euro të pakos për rimëkëmbje ekonomike, deri më tash janë ndarë 197 milionë. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë me masat emergjente dhe nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë mbi 245 milionë euro”, tha Bajrami.
Ministrja Bajrami po ashtu ka theksuar se dje dhe sot janë ekzekutuar mbi 60 milionë euro për bizneset në linjën e subvencionimit të pagave për mbi 208 mijë të punësuar në sektorin privat.
Ajo po ashtu ka thënë se nga të gjitha masat mbështetëse, janë mbi 400 mijë përfitues.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0