​Ehat Miftaraj reagon pas kërkesës së Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash

HomeUncategorized

​Ehat Miftaraj reagon pas kërkesës së Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar sot rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai tha se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash.

“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedure. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj.

Miftaraj thotë se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë.

“Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor”, tha ai./Express/

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158071097438601

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0